AKTUALITET

Nëse del fajtor, sa rrezikon djali i deputetit

16:51 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht mbi arrestimin e djalit të deputetit socialist.




Rexhep Rraja, 24 vjeç, sipas policisë u arrestua pas vendimit të Gjykatës në Krujë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Por sa rrezikon djali i deputetit, me këtë akuzë, e ndërsa ngjarja u mbajt për dy muaj e fshehtë?

Sipas kodit penal nëse del fajtor, 24-vjeçari dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Në rast se kryehet nga personi që ka lidhje shpirtërore me të dëmtuarën dënimi rritet me 1/3.

Po përse është hequr akuza për dhunim, kur raporti mjeko ligjor tregoi se Xhisila Maloku ishte dhunuar?

Por ky rast nuk mund të quhet plagosje me dashje, pasi dëmet e shkaktuara nga dhuna dhe sipas raportit mjeko ligjor nuk kanë zgjatur më shumë se 9 ditë.

Gazeta Shqiptare pyeti juristë të cilët kanë thënë se i riu ka konsumuar dhe veprën penale ” Dëmtime të tjera trupore”, por kjo nuk ndiqet nga prokuroria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.