AKTUALITET

Rasti Xhiseila, arrestohet djali i deputetit

14:29 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Rexhep Rraja u arrestuar pas vendimit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë masën “Arrest me burg”, pas akuzave për dhunimin e Xhiseila Malokut. Mbi Rrajën rëndojnë dy akuza, dhunë dhe përndjekje.




Rexhep Rraja
Rexhep Rraja

 

Arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara pikërisht nga djali i deputetit Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.

Ndalimi i tij vjen gjithashtu pasi ekspertiza mjekoligjore i konfirmoi Prokurorisë se, ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.

Rexhep Rraja
Rexhep Rraja

 

Pas më shumë se 2 muajsh, Prokuroria e Krujës vendosi të shtunën të ballafaqojë Xhisiela Malokun me Rrexhep Rrajën.

Maloku ka dhënë shpjegime për më shumë se 3 orë në prokurori, në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj ish-të dashurit dhe më pas tërheqjen prej tij.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, një nga qëllimet e rimarrjes në pyetje është bërë për të kuptuar nëse e reja ndihej e kërcënuar apo jo. Po kështu janë administruar edhe tabulatet telefonike të Malokut, për të parë komunikimet e saj me Rajën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.