AKTUALITET

Si dhe kush e firmosi arrestimin e djalit të deputetit

15:51 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist u arrestua këtë të diel pranë një biznesi makinash me qira në Rinas. Në momentin e arrestimit, i riu nuk ka bërë rezistencë në momentet e arrestimit nga policia.
Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku, çështje e denoncuar nga një ish-oficer policie pak ditë më parë dhe që po dominon aktualitetin politik të ditëve të fundit.




Arrestimi i djalit të deputetit, Rama: Drejtësia e barabartë për të gjithë

Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Por Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat thotë se për 2 muaj, që kur ka ndodhur ngjarja prokuroria nën urdhrat e Ramës ka mbrojtur përdhunuesin.

Arrestimi i djalit të pushtetarit erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij. Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës”, thekson PD, e cila kërkon arrestimin edhe të deputetit socialist Rrahman Rraja, numrit dy të PS-së, Taulant Balla dhe Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë.

Artan Hoxha: Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielen

Rexhep Rraja pritet të dalë sërish para drejtësisë për masë sigurie brenda 3 ditësh, ndërsa më vonë do të përgjigjet akuzave për dhunimin, që u mbajt i fshehtë për mbi dy muaj. Viktima tha se policia nuk i regjistronte asaj denoncimet dhe kur ia merrte deklaratat, ajo detyrohej t’i tërhiqte ato nën presionin e agresorëve pranë mjediseve policore.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per mua ,i biri i deputetit eshte i ritur….dhe si i tille duhet te mbaje pergjegjesit e veta,ti dali per zot vet..dhe te pergjigjet ligjerushte ..per aqe sa ka kabuar…aaa kemi ne sote ne shkallen 100% drejtesi te pa varurvpoplitikishte…Jo se per kete po luftojme.
    A eshte fajtire Djali…A thote dhe vajza te verteten..
    Pergjgjen e ketyre fjaleve. …drejte ne masen qe kerkon lexuesi shkuesi te gjithe ..a do e marin te SAKTE..
    kete korupsioni 27 vjecar e ka vene gjithmon ne dyshim..sa per PD..cuni i X..Deput babai dhe me shume .vrane njerin me makin…dhe demshperblyen majme familjen e viktimes eeee si pushtetare ne ate koh…e mbyllen ceshtje…kjo eshte e sigurte ne masen 1000%

    Përgjigju ↓