SHËNDET

Luftoni gripin e të ftohtin me bimën e shtogut

13:35 - 01.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtogu është një nga bimët
më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjerësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra. Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit. Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.
Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi,boronicat e kuqe dhe manaferrat.




Lufton të ftohtin dhe gripin
Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale. Kokrrat e tij përmbajnë substanca kimike të quajtura anthocianidinë, të cilat kanë efekte stimuluese të sistemit imunitar. Ekstrakti i shtogut është i sigurt në përdorim, efikas dhe një alternativë e lirë për të gjitha trajtimet e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

Kundër infeksioneve në sinuse
Shtogu ka vlera të pakundërshtueshme kundër inflamacionit falë përmbajtjes së madhe të antioksidantëve. Infeksionet e sinusit shkaktohen nga inflamacioni i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes.
Kjo bimë që lufton virozat është premtuese si një kurë natyrale kundër këtyre infeksioneve.

Ul sheqernat në gjak
Lulja dhe kokrrat e shtogut janë përdorur tradicionalisht kundër diabetit. Studimet kanë konfirmuar se ekstraktet e shtogut stimulojnë metabolizmin e glukozës dhe sekretimin e insulinës, duke ulur kështu nivelet e sheqerit në gjak.

Diuretik natyral
Shtogu promovon lëvizjet e zorrëve dhe urinimin. Studimet kanë treguar se shtogu ose varieteti Sambucus ka një rol natyral diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin. Mjekët rekomandojnë përdorimin e substancave diuretike kur organizmi ruan shumë lëngje. Një problem i tillë vërehet më shumë tek të rriturit dhe të moshuarit.

Mban lëkurën të shëndetshme
Shtogu ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës për shumë arsye. Bioflavonoidët dhe antioksidantët së bashku me vitaminën A, e bëjnë atë të jashtëzakonshëm për shëndetin e lëkurës. Studiuesit janë të mendimit që shumë prej përbërësve të shtogut ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e shëndetshme.

Lehtëson alergjitë
Lulet e bimës së shtogut janë pjesë e kurave natyrale bimore kundër alergjive. Duke qenë se alergjitë e stërmundojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë inflamacione të ndryshme, shtogu kundërpërgjigjet duke e forcuar sistemin imunitar dhe qetësuar inflamacionin, rrjedhimisht duke lehtësuar alergjitë. Kur bëhet fjalë për të ftohtin, virozat dhe problemet e tjera me frymëmarrjen, duhet të përdorni shurupin e shtogut. Në treg mund të gjeni marka cilësore të këtij shurupi, ose mund ta përgatisni vetë atë në kushtet e shtëpisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.