Kronikë

Vëllezërit vranë 36-vjeçarin në Dibër, një në pranga

08:21 - 01.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër Aleksandër dhe Vangjel Balla janë përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Idajet Zogu mbrëmjen e djeshme në njësinë administrativë Arras.




Uniformat blu kanë arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Balla.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi.

“Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Vangjel Balla, 20 vjeç,  banues në fshatin Muhur. Sami Lusha,  56 vjeç, banues në fshatin Arras,

Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.  Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës  30.09.2018,  dyshohet se shtetasi  Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras”.

Nga veprimet e kryera dyshohet se  shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin  nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore do ti  kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale  “Vrasje me paramendim”, kryer  në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal,  dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale  “Moskallzim krimi’, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet  300 dhe 25 të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.