Numri një i Qeverisë, Edi Rama, nga mbledhja e grupit parlamentar të PS ka shprehur keqardhje ndaj deputetit socialist Rrahman Rraja për situatën e vështirë që po kalon. Duke akuzuar opozitën dhe median se po e përdorin për qëllime politike ngjarjen e Xhisiela Malokut, Rama u shpreh se Rraja ndodhet përballë këtij sulmi pasi “ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe”.
“Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin. Se po kalon një moment tejet të vështirë pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht edhe si baba. Me një djalë që është aty ku e meriton të jetë por kush është pjesë e kësaj familjeje politike e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe. Ne nuk jemi ëngjëj, nuk jemi të rënë nga qielli, të pagabueshëm, përkundrazi kemi të gjitha të metat e dobësitë tona por ne të lidhur me krimin?!
Rama i quajti “shpifje alucinante e padëgjuar ndonjëherë” akuzat nga kreut të grupit Parlamentar Taulant Balla se ka kërcënuar me armë nënkomisarin Emiljano Nuhu.
Tgjitha i permende, zt Ramires…, po syzet e diellit cmark i ka?
Tgjitha i permende, zt Ramires…, po syzet e diellit cmark i ka?