Identifikohet autori i vrasjes së dyfishtë në fshatin Shëlli të Matit. Sipas policisë Kujtim Koxha qëlloi me automatik në drejtim të punonjësve të Bashkisë Mat, ku plumbat i morën jetën njërit prej tyre dhe dy të tjetër u plagosën (Astrit Hani dhe Erzen Aliaj). Po ashtu është plagosur dhe një banor i fshatit, të cilët janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Fatkeqësisht një nga të plagosurit, Erzen Aliaj ka ndëruar jetë në spital.
Gazeta Shqiptare mëson se 54-vjeçari, Kujtim Koxha ka qëlluar me armë zjarri drejt një tavoline në një lokal të vogël në fshatin Shëlli të Matit, ku punonjësit e bashkisë kishin shkuar për të hapur një rrugë.
Po ashtu mësohet se plumbat i kanë marrë jetën fadromistit Mentor Hoxha, i cili sot e kishte ditën e parë të punës.
Një dëshmitar i tha Gazetës Shqiptare se fillimisht Kujtim Koxha u afruar drejt punonjësve dhe i ka pyetur se si mund të takohet me kryetarin e Bashkisë Mat.
LEXO EDHE: Po hanin drekën, qëllohen punonjësit e bashkisë. Një i vdekur
Pasi nuk ka marrë përgjigje, është larguar për tu kthyer me një armë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë.