BLUETOOTH

Arif Ziberi i “Elita 5”: Nuk e kemi dashur Eurovizion, përgjegjësi e madhe kur përfaqëson popullin

09:21 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vokalisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi, ka folur si rrallëherë në një intervistë mbi të shkuarën dhe të ardhmen e grupit shumë të dashur për shqiptarët.




I pyetur për përfaqësimin e Maqedonisë, Kosovës apo Shqipërisë në “Eurovizion”, Ziberi ka thënë se “Elita 5” nuk është grup festivalesh. “Edhe pse kemi pasur oferta për të përfaqësuar Shqipërinë, nuk kemi dashur të marrim një përgjegjësi aq të madhe pasi atje përfaqësohet populli jonë”– është përgjigjur Ziberi, i intervistuar nga ‘Telegrafi Maqedoni’.

Më tej gjatë intervistës së tij ai është ndalu edhe te veprimtaria mbi 30-vjeçare në skenën e muzikës shqiptare duke thënë se “çelësi i suksesit është sinqeriteti, kualiteti dhe besnikëria me publikun”.

“Gjithmonë e kam cekur se kurrë Elita 5 nuk e ka zgjatur dorën, që të kërkojë diçka nga ky shtet apo secili shtet e veçanërisht në shtetin ku jemi (Maqedonia e Veriut). Kurrë nuk kemi pas asnjë ndihmë, dhe jam krenar që çdo gjë që ka arritur Elita 5 e ka arritur me forcat e veta, me mjetet e veta dhe të them të drejtën ndjehem, e përsëris, shumë krenar që nuk ja kemi zgjatë asnjëherë dorën asnjë institucioni për këtë që kemi arritur deri sot” -ka thënë Ziberi.

Ziberi skenën muzikore dhe showbizin shqiptar e ka cilësuar si një “kaos i vërtetë”. “Secili sot shpëtimin personal e kërkon në muzikë edhe më pas e kemi këtë kaos në muzikë.”

Në lidhje me projektet e së ardhmes Ziberi tha se “Elita 5” ka të rezervuara shumë koncerte në këto dy muaj të verës dhe pas saj do të ulen dhe do të vendosin se në çfarë projekti do të punojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.