Kryesore

Çel vitin e ri akademik, rektori Ruka: “Luarasi”, zgjedhja më e mirë!

09:56 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Universiteti “Luarasi” çeli sot vitin e ri Akademik. Rektori i këtij Universiteti, Et’hem Ruka u prezantoi studentëve të vitit të parë stafin drejtues dhe i uroi atyre shumë suksese në sezonin e ri shkollor.




“Duam që diplomat tuaja të kenë vlerë mbasi të diplomoheni. Vitet kalojnë shumë shpejt, 5 vite do të kalojnë jashtëzakonisht shpejt, dhe do e shihni veten si juristë e ekonomistë

Ne mundohemi të ofrojmë një mikpritje sa më të ngrohtë, që ta zbusim atë kalimin nga shkolla e mesme

Nuk duhet të na shikoni me frikë se kemi në dorë notën, jo, ne do të krijojmë një marrëdhënie profesor-student tepër motivuese që ju të bëni më të mirën.

Mos na shihni si profesorët klasikë. Duhet një punë sistematike. Në këtë universitet ka rregull dhe rregullat duhen respektuar në mënyrë maksimale dhe rigoroze. Derën time e keni të hapur në çdo moment, jo vetëm pedagogët, por edhe studentët dhe prindërit tuaj. Prindërit na i kanë besuar fëmijët e tyre, neve, që do bëjmë më të mirën e mundshme.

Shumica e studentëve që kanë aplikuar tek Luarasi janë me mesataren nga 8-10, prandaj përgjegjësia është e madhe”, tha Ruka, shkruan Balkanweb.

Në Universitetin Luarasi ka tre fakultete, ai i ekonomisë, drejtësisë dhe Teknologjisë e Informacionit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.