Kronikë

Video/ Stresit i vihen prangat në shtrat, çfarë ka në përgjime për këngëtarin

12:22 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka publikuar videon e arrestimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Reperi është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.




Nga videoja e publikuar duket që këngëtari ka qenë në momente intime me një vajzë 20-vjeçare, në një hotel në Linzë.

31-vjeçari Arkimed Lushaj, mëson Gazeta Shqiptare ishte prej 1 viti në përgjim. Nga burime të sigurta mësohet se Stresi është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po ashtu është përgjuar duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende, kryesisht lokale.

Burimet nga policia kanë thënë se te grupi kriminal këngëtari nuk ka rol drejtues por është periferik. Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua tani pasi kishte informacion se do ikte jashtë Shqipërisë.  Po ashtu mësohet se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që ishte Stresi. Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e ish-Bllokut, por edhe në perifieri të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.