AKTUALITET

Vrasja e Artan Cukut, pezullohet për 1 vit gjyqi për porositësin

09:41 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është pezulluar për një vit gjyqi për Bledar Jambellin, njeriun që dyshohet se porositi dhe urdhëroi vrasjen e kryepolicit, Artan Cuku.




Gazeta Shqiptare mëson se pezullimi i gjyqit është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit, i cili mban edhe emrin Rikardo Muho.. Bledar Jambelli gjykohet në mungesë.

Bledar Jambelli e Shpëtim Leci akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut në hyrjen e pallatit të tij në zonën e Liqenit Artificial.

Për vrasjen e Cukur, po vuan dënimin në burg Mikel Shallari. Dyshohet se Jambelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar për të bërë vrasjen. Si fillim, Jambelli i ka dhënë Mikel Shallarit 3 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.