Edhe pse prej një kohe të gjatë tashmë është shkëputur nga ekrani, bukuroshja Einxhel Shkira vijon të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi Einxhel ka postuar një foto ku tregon lëkurën e nxirë dhe tatuazhin egjiptian në formën e syrit të quajtur “Syri i Horusit” në mitologjinë egjiptiane, i cili simbolizon perëndinë-fajkua Horus, diellin dhe perëndinë-diell Ra, mashkullorësinë dhe matematikën. Pamja e tij i ngjan një skifteri. Syri i majtë simbolizon Perëndinë Tot, Hënën, intuitën dhe feminitetin.
Syri i majtë dhe i djathtë kombinohen për të përfaqësuar të gjithë universin, pak a shumë si simboli i Yin-Yang në Taoizëm. Syri i Horusit thuhet se ka aftësi shëruese dhe është përdorur si një hajmali që mbron nga e keqja. Mbi foto bukuroshja shkruan “As në ëndrrat e tua!”. Pra, me hajmalinë në trup dhe tipin rebel askush nuk guxon t’ia thyejë zemrën. E mirëmenduar si ide apo jo? Djema, s’keni shanse me Einxhelin, e keni të kotë!