Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Nëntor 2018

06:30 - 07.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Njerëzit përreth jush do të jenë shumë kërkues. Mos premtoni më shumë seç mundeni dhe mos u stresoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Familjarët kërkojnë të shpenzoni më shumë kohë me ta, kështu që do të ishte ideale nëse bëni plane për të dalë me ta në mbrëmje.

Do të përfitoni shumë në punë, nëse prezantoheni në mënyrën e duhur. Bëni kujdes me fjalorin, pasi mund të shkoni drejt një debati të ashpër. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të bëjë përpjekje maksimale për t’ju bërë të lumtur.

Do të ndiheni të mbushur plot shpresë. Sot ka gjasa t’ju plotësohet një nga dëshirat tuaja. Në punë do të arrini rezultatet e dëshiruara, për të cilat edhe do të vlerësoheni. Në jetën tuaj personale do të ketë zhvillime, të cilat do të kënaqin të gjithë familjen.

Do të bënit mirë të përfshiheshit në çështje bamirësie, pasi do t’ju qetësonte shumë edhe psikologjikisht. Partneri/partneri juaj do të kërkojë të qëndrojë më shumë pranë jush. Në punë do të vlerësoheni për shkathtësinë që ju karakterizon.

Mos ndërmerrni vendime të nxituara, pasi mund të dëmtoni jo vetëm veten, por edhe familjen. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet, teksa do t’ju shlyejnë disa pagesa të prapambetura. Ka gjasa që bashkëshorti/bashkëshortja juaj të mësojë një sekret nga e kaluara, i cili mund t’ju lëndojë paksa.

Për të pasur një jetë më të lumtur duhet të përmirësoni gjendjen psikologjike. Disa çështje të lëna pezull vazhdojnë t’ju tensionojnë. Do të ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit/partneres suaj. Tregohuni i sinqertë dhe i vendosur në lidhje me veprimet tuaja.

Mbështetja e njerëzve me influencë do të ndikojë pozitivisht tek ju. Kontrolloni tendencën për të shijuar momentin dhe për të shpenzuar shumë kohë dhe para për argëtim. Dashuria është gjithnjë shpirtërore dhe këtë do ta përjetoni sot.

Do të çliroheni nga tensioni që keni përjetuar për një kohë të gjatë. Është koha e duhur të ndryshoni stilin e jetesës. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju bëjë që të bëni disa blerje të rëndësishme. Sot ka gjasa të përjetoni dhimbjen e dashurisë.

Do të bëni disa ndryshime, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në pamjen tuaj. Do të kaloni një ditë shumë të ngjeshur, por njëkohësisht mund të keni edhe disa të ardhura të papritura. Sa u përket jetës bashkëshortore, do të jetë dita juaj me fat.

Fëmijët do t’ju ndriçojnë mbrëmjen. Duket sikur ju dini gjithçka rreth personave pranë jush. Ka gjasa që komunikimi jo i duhur ose një keqkuptim t’ju shkaktojë tension. Ju keni aftësinë për të arritur shumë, kështu që mos humbisni asnjë mundësi.

Tregohuni më bujar me jetën. Nuk është e nevojshme të ankoheni dhe të mërziteni për kushtet e jetesës. Përmirësimi i të ardhurave financiare është i sigurt. Dikush mund t’ju komplimetojë. Dëgjoni këshillat e familjarëve, pasi do t’ju ndihmojnë pamasë.

Ka gjasa të mos ndiheni mirë fizikisht, ndaj pushimi është shumë i nevojshëm. Sot do të përjetoni momente shumë të lumtura me partnerin/partneren tuaj, ndaj kushtojini sa më shumë kohë dashurisë. Ka gjasa që shefi t’ju vlerësojë punën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.