Klodian Duro është shkarkuar nga drejtimi i Kamzës. Drejtuesit e këtij klubi kanë bërë zyrtare mbylljen e bashkëpunimit me Duron.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi ka bërë të ditur se mungesa e rezultateve është arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.
Tashmë, kamzalinjtë do të kërkojnë një trajner tjetër për ndeshjen e së dielës kundër Kastriotit.
Pas javës së 12-të Kamza renditet në vend të parafundit.
Shfaq Komentet (0)