KULTURË

Arkivat shqiptare, pjesë e Portalit të Arkivave Europiane

14:00 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar se prej pak ditësh arkivat shqiptare kanë plotësuar kriteret dhe janë bërë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Evropian në fushën e arkivave, “Portalit të Arkivave Evropiane”. Zhvillimet teknologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave përveç rezultatit konkret ndaj studiuesve dhe rritjen e mundësive për shkëmbimin e materialit arkivor kanë sjellë edhe përafrimin e arkivave shqiptare me arkivat evropiane. DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s.




Vendimi i marrë më 9 nëntor për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota, e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane. Ky pranim është për ne si shqiptarë një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor. Po ashtu, përbën një mundësi të veçantë të shkëmbimit mbarë evropian të materialeve arkivore në shërbim të historisë kombëtare dhe historisë evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.