AKTUALITET

Detajet e atentatit/ Autori vrasës profesionist, nuk gaboi asnjë plumb

20:27 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure, ku u ekzekutua në Shkodër Fatos Ferracaku, ndërkohë që u plagos Fatmir Mehaj.




Sipas dëshmive dhe hetimeve të mbledhura deri më tani, mësohet se autori i ngjarjes ka qenë një person i veshur me një xhaketë të kuqe në të bardhë. Ndërkohë që në kokë mbante një skafandër të kuqe.

Ndërkohëe që drejtuesi i motorit ngjyre gri, tip TMAX 550 kubik, mbante po ashtu në kokë një skafandër të kuqe.

Atentatorët mësohet se i janë afruar deri në 10 metër larg shënjestrës, i cili ishte ulur në kafe.

Pasi ka qëlluar objektivin, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në kokë viktimën për t’u siguruar se ka vdekur. Ndonëse në vendin ku ndodhi krimi i rëndë ka pasur shumë njerëz, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave.

Autori mësohet se ka patur një saktësi të madhe, duke hedhur dyshime të forta se bëhet fjalë për një vrasës profesionist.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër, ndërkohë që viktima është i afërm i Arjan Ferracakut, po ashtu i ekzekutuar në fillim të muajit shtator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.