Një zbulim i ri doli në përfundimin se obeziteti ka shumë gjasa të zhvillojë kancerin.
Ekipi i shkencëtarëve nga kolegji “Trinity” në Dublin, gjeti një lloj qelize që trupi përdor për të shkatërruar indet kanceroze, ku këto të fundit në rastin e obezitetit bllokohen nga yndyra dhe ndalojnë punën.
Sipas tyre më shumë se një në 20 raste të kancerit në Britaninë e Madhe shkaktohen nga pesha e tepërt e trupit.
Ata shpresojnë të jenë në gjendje të gjejnë trajtime që mund të rikthejnë këto aftësi tek qelizat e quajtura si “vrasëse natyrale”.
Shfaq Komentet (0)