Shpeshherë është folur sesi orizin nuk bën ta ngrohni disa herë. Ama nuk është vetëm ky produkt i rrezikshëm por janë disa.
Orizi
Orizi i ngrohur mundet lehtë t’ju helmojë!… Për të shmangur të vjellat dhe diarrenë, orizin e zier ruajeni në frigorifer në enë të mbyllur. I ruajtur në këtë mënyrë është i sigurt për ngrënie nëse e ngrohni menjëherë dhe e hani.
Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq
Këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.
Vajrat dhe yndyrat
Shumica e vajrave oksidohen shumë shpejt, siç janë vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe ai i avokados. Nëse i përdorni sërish për zierje apo fërgim, do të shndërrohen në trans-yndyra të ndryshme. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni menjëherë pas përdorimit.
Kërpudhat
Proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme.