SPORT

Atletico Madrid mposht Monacon, fitore dhe për Lokomotivën e Moskës

21:25 - 28.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atletico Madrid është skuadra e radhës që pret një biletë për në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League.  Atletico triumfuan  në shtëpi 2-0 ndaj Monocas, duke konsoliduar pozitën e parë në grupin A. Koke e Griezmann ishin autorët e golave, duke fundosur francezët e Thierry Henry, që vazhdojnë të zhgënjejnë.




Fitore shprese arriti dhe Lokomotiv Moskë, që mposhti 2-0 Galatasaray.  Një fitore që i ngjet rusët në kuotën e 3 pikëve dhe i jep të drejtë për të shpresuar për një biletë për në Europa League, pozicion i cili mbahet pikërisht nga turqit me 4 pikë. Në javën e ardhshme Lokomotiv sfidon Schalken, ndërsa Galatasaray pret Porton tashmë të kualifikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.