SPORT

Memushaj: Nuk më kënaqin golat, dua rikthimin në Serinë A

12:39 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj po kalon momente të mira me skuadrën e Peskarës në Serie B dhe me golat e asistet e tij, po ndihmon skuadrën italiane të jetë favorite absolute për tu rikthyer në Serie A. Memushaj ka folur për mediat italiane, ku u shpreh se shifrat individuale nuk i interesojnë aspak, por vetëm objektivi final, ai i ngjitjes në Serie A: “Nëse do të kishim mundur Askolin, do të ishim ngjitur në krye të renditjes dhe do të parakalonim Palermon, prandaj them se kemi lënë pikë të rëndësishme.




Në konsiderata të tjera, mbetemi të qetë, natyrisht. Nuk ishim të aftë të shfrytëzonim superioritetin numerik, pasi Askoli u mbrojt shumë mirë. “Në sezonet e kaluara, këtu në Peskara kam shënuar disa gola dhe kam asistuar shpeshherë shokët e skuadrës, por këto janë vetëm disa statistika dhe numra. Gjëja që ka rëndësi është ngjitja sa më parë në Serie A, aty ku Peskara e meriton të jetë”,- u shpreh Memushaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.