Kryesore

Protesta tek Unaza/ Basha: Do largojmë të keqen

17:47 - 05.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 32 ditë protestë, Lulzim Basha është shprehur i bindur se qeveria do të tërhiqet nga projekti i Unazës së Re.
Duke iu dalë në mbrojtje protestuesve, kryedemokrati tha se rezistenca te “Unaza e Re” do të vazhdojë deri në sprapsjen e asaj që ai e quajti mega-vjedhje.




Ai akuzoi Ramën se ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë në borxh shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se interesi i shumicës dhe interesi i këtyre banorëve do prevalojë mbi projektin që sipas tij parashikon grabitjen e 48 milionë eurove për 2 km rrugë.

Apeli i Bashës për banorët ishte që të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i rezistojnë tendencës për përçarje.

Sot janë ngritur edhe studentët kundër vjedhjes, kundër zhvatjes. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit por edhe në qytete të tjera. Thirrja ime është edhe për studentët, mos u dorëzoni, siç nuk po dorëzohen këta banorë, çelësi i vetëm është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes te Unaza e Re, kundër vjedhjes me tarifat e studentëve…t’i rikthejmë vendit shpresën. Unaza ka treguar sesi mund të arrish të sprapsësh të keqen kur qëndron i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të sprapsur të keqen“, tha Basha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. luul kukell koqja,TIRONA S’ESHTE SHPELLE , POR KRYEQYTET EUROPE.
    Ti zbato programin e PD PER PRONAT E LIGJSHME.MOS GENJE SI LIDERI TEND saLESHserbi,je parti e djathte,a e ke idene?
    Mos mbro ozurpatoret qe solli S.B.
    Mos u kapni ,si i mbyturi pas fijes te kashtes!
    ME KETE RRUGE ,DHE SA TE JETE S.B. DE TI : PD NUK FITON KURRE.

    Përgjigju ↓