Nëse hamë një vezë në ditë mund të ulim rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është konfirmuar nga një studim i bërë në Kinë. Sipas statistikave këto sëmundje janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Veza është një burim i rëndësishëm i kolesterolit të mirë,veç kësaj ato përmbajnë edhe proteina si dhe vitamina të cilat përmbajnë fosfolipide.
Në një studim janë analizuar disa persona të cilët kamë konsumuar nga një vezë përditë. Këta persona sipas analizave janë 26% më pak të rrezikuar nga iktusi. Për më tepër ka pasur të dhëna për një reduktim prej 12 përqind të riskut të ishemisë kardiopatike.
Këto statistika vlejnë për personat që konsumojnë një ose më shumë vezë në ditë. Vlen të theksojmë këtu se mund të konsumoni sa vezë të dëshironi, duke qenë se kolesteroli që ndodhet tek vezët nuk i dëmton enët e gjakut.