Kryesore

Skandali i Unazës së Madhe/ Basha flet me emra: Kush duhet të futet në burg

18:02 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin, banorët e Unazës nuk janë tërhequr nga kauza e tyre. Nga protes




Në ditën e 35-të protestës së Unazës së Madhe, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur me emra duke kërkuar arrestimin e disa prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë.

Përkrah banorëve të Astirit, Basha ka kërkuar arrestimin e Ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-ës, Afrim Qendro.

Basha e cilësoi projektin si një aferë të pastër korruptive, pas fakteve të publikuara të enjten në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes. Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është. E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri. Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X. Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.