Kryesore

Sparta bën “ligjin” në Çeki, festojnë dy futbollistët shqiptarë

21:03 - 22.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tjetër sukses për Spartën e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit. Vetëm pak ditë pas triumfit në kampionat, skuadra çeke ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë ia doli të fitojë edhe Kupën, pasi mposhti Plzenin në finale me rezultatin 2-1. 




Mbyllet kështu në mënyrë perfekte sezoni për gjigantët e kryeqytetit çek, që fituan gjithçka, duke konfirmuar se janë skuadra për t’u mposhtur, teksa një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm ka pasur padyshim edhe mesfushori kuqezi Qazim Laçi. 

Ky i fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe kështu ndodhi edhe në finalen e Kupës ku qëndroi në fushë deri në fund dhe bëri një punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar skuadrën e tij. 

Nga ana tjetër Tuci nuk ishte as në stol në finalen e Kupës, për shkak të disa problemeve fizike, megjithatë kjo nuk e pengoi që të festojë suksesin bashkë me skuadrën. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.