Azdren Llullaku vazhdon të shënojë në kampionatin rumun të futbollit, me skuadrën e Astrës që vijon të marrë rezultate pozitive. Sulmuesi kuqezi nuk e nisi titullar takimin e djeshëm kundër Konkordias, por u aktivizuar në minutën e 79′ të takimit. Pavarësisht se luajti shumë pak minuta, numri 10 i Astrës ishte një rrezik konstant për skuadrën e Konkordias, e cila po kërkonte golin e barazimit, pasi deri në ato momente, ndeshja ishte 2-1 në favor të vendasve.
Por Llullaku mbylli përfundimisht llogaritë e takimit, duke shënuar golin e tretë për Astrën dhe duke siguruar tri pikët për skuadrën e tij.
Shfaq Komentet (0)