Kryesore

Basha: Opozita është me studentët

18:38 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë”. Lulzim Basha në ditën e themelimit të Partisë Demokratike ka falënderuar studentët për protestën e tyre.




“Sot është 11 dhjetori. Partia Demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë. Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktaturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithsecilit, mirënjohjen”, u shpreh Basha.

Sipas tij ky është kalbëzimi që u vret shpresën shqiptarëve dhe i shtyn të largohen sa më parë.

“Etja për ta marrë dhe mbajtur me çdo kusht pushtetin ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit. Sot, sfida jonë më e madhe, është kthimi i besimit tek njerëzit se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë do të vijojmë luftën tonë. Shpirti i të rinjve është sërish mes nesh, armatosja me guxim e kurajo për prindërit dhe vetë ata që të mos heshtin kur qeveria u shemb shtëpitë dhe tallet në fund me ta. Ulërima e dhimbjes së mijëra familjeve që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.