Kryesore

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, presidenti Begaj me homologen sllovene: S’është më e rëndësishme data, se sa ëndrra!

12:01 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, i ka uruar homologes së tij mirëseardhjen në vendin tonë duke e quajtur “toka e Zotit dhe mikut”.




Begaj u shpreh se Sllovenia ka mbështetur integrimin europian të vendit, ndërsa trupat e saj ushtarake janë pjesë e KFOR në Kosovë, duke e falenderuar për rolin e tyre për paqen e sigurinë në rajon.

“Ju uroj mirëseardhjen në tokën e Zotit dhe të mikut, siç ne e quajmë Shqipërinë. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira, që bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta, por edhe në vlera të përbashkëta e partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO dhe perspektivës së përbashkët europiane.

Ju falenderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në procesin e anëtarësimit të BE-së në veçanti. Shpreh vlerësimin tim për pjesëmarrjen në trupat e KFOR në Kosovë, për rolin që luan për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Presidenti Begaj.

Ndër të tjera, Presidenti Begaj, i ndalur tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, theksoi se nuk është më e rëndësishme data, se sa ëndrra për të qenë një vend anëtarë.

Begaj theksoi se për Shqipërinë është jetike integrimi në BE dhe se duhet punuar fort për arritjen e këtij objektivi.

“Për Shqipërinë objektivi 2030 për t’u futur në BE, sipas një deklarate të bërë në forumin e Bledit, është e rëndësishme. Por nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra, mund të arrihet më shpejt apo më vonë. Shqipëria ka kaluar me sukses kapitujt e parë të negocimit.

Për Shqipërinë është jetike integrimi në BE. Dhe nga ana tjetër për BE, integrimi i Ballkanit Perëndimor, apo procesi i anëtarësimit të vendit tonë duhet të jetë strategjik. Detyra jonë është të bëjmë mirë detyrat për të arritur këtë objektiv që janë reformat.

Ky është një objektiv mund të arrihet në 2030 apo edhe më shpejt. Shqipëria është e vlerësuar në arenën ndërkombëtare dhe nga vendet e BE, por nuk mjafton, siç e pamë u bllokuan për hapjen e konferencës ndërqeveritare. Për vendime të tilla nuk duhet që të zhgënjehemi por të punojmë fort për të arritur objektivin tonë”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.