Xhenaro Gatuzo mori përsipër fajet e humbjes ndaj Olimpiakosit dhe të eliminimit të Milanit nga Europa, por do të jetë Seria A që do të vendosë për të ardhmen e trajnerit.
Në rast se Milani i tij nuk ndryshon regjistër, në klub mund të mendojnë për një rokadë në stol. Duke përjashtuar Antonio Konten, i cili rezulton shumë i shtrenjtë për arkat e “Djallit”, emri më i mundshëm rikthehet të jetë ai i Arsen Venger. Francezi është shprehur i gatshëm për një aventurë të re dhe zbarkimi i tij në Milano mund të bëhej i mundur falë edhe Ivan Gazidhisit.
Administratori i ri i Milanit është një mik i ngushtë i teknikut nga Alsasa që nga koha kur të dy punon për Arsenalin, ndaj nëse Gatuzo nuk shton marshet e të besuarve të tij, vështirë se do të mbështetej nga klubi, që mund ta zëvendësojë pikërisht me Arsen Venger.