Pas shkarkimit të Zhoze Murinjos, drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë por kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Ole Gunar Solskjaer do të jetë trajneri i Mançester Junajtid deri në fundin e sezonit. Pas largimit të Murinjos, ai do të drejtojë ekipin si trajner i parë së bashku me Majkëll Kerrik dhe Kieran Mc Kenna.
Legjenda e Junajtid ishte aktualisht nën drejtimin e Moldes. Ai veshi fanellën e ekipit të Junajtid për 11 vite, 1996-2007, duke shënuar 128 gola.
Shfaq Komentet (0)