OPINION

Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!

14:53 - 04.01.19 Majlinda Bregu
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.




Bashkëpunimi është kryefjala.

Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë!

Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politiktë SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, Do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.
Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.