![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Moti i keq vazhdon të mbërthejë Shqipërinë. Banorët e fshatit Tërnovë në Bulqizë prej dhjetë ditësh janë bllokuar nga bora.
Ndërkaq, rreth 115 familje bëjnë apel për ndihmë pasi bora në zonat e thella të qarkut të Dibrës arrin deri në 2 metra, ndërsa termometri shënon 12 gradë nën zero.
Gazetari Enver Doçi për Gazeta Shqiptare se në zonat e thella të këtij qarku bora arrin deri në 2 metra, ndërkohë që rrugët rurale janë të bllokuara. Ndërkaq, mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike, ndërsa OSHE po punon për rikthimin e saj.
Ndërkohë bëhet e ditur se zona e Gollobordës prej 5 ditësh është e bllokuar, ndërkohë që banoret bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungon mjeku.