AKTUALITET

Bllokohet gomonia me 1 ton drogë, destinacion Italinë

11:00 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gomone me 1 ton drogë është bllokuar  ditën e sotme në Fier. Mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës.  Gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza.




 

Paraprakisht nuk bëhet me dije se kush është pronari gomones së ngarkuar me drogë. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se destinacioni i ngarkesës së lëndës narkotike ishte Italia.

 

Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit.

Më pas trafikantët kanë braktisur gomonen dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur ti largohen policisë. Lidhur me ngjarjen policia ka sekuestruar dy automjete dhe prova të tjera të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e pronarëve të sasisë së drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.