Kryesore

Kryemadhi e ka vetëm me Ramën: Ka marrë peng edhe PS. Largim i tij, mision kombëtar

17:42 - 24.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka marrë peng vetëm qeverinë dhe Shqipërinë por edhe Partinë Socialiste.




Duke folur nga takimi i saj me strukturat e LSI në qytetin e Kavajës, Kryemadhi tha se problemi nuk është PS, por Rama.

Ajo u ndal edhe tek protesta e paralajmëruar nga opozita ku tha se largimi i Ramës është mision kombëtar.

“Problemi nuk qëndron tek Partia Socialiste por tek personi që e ka marrë peng PS-në dhe Shqipërinë. Largimi i Ramës është detyrim për shqiptarët. Është mision kombëtar. Protesta e shqiptarëve nuk fillon dhe nuk mbaron me 16 shkurt, ajo ka filluar me protestën e banorëve të astirit që zbuluan vjedhjen e rilindjes, kemi protestën e studentëve që prej 48 ditësh i reziston presionit të qeverisë. 16 Shkurti është protesta e bizneseve të vogla sepse çdo ditë po mbyllen biznese, protesta e naftëtarëve, e mësuesve, mjekëve e infermierëve, e pencionistëve.” tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.