Kryesore

“Donte të takonte Merkel, por…”, Berisha: Si e pritën Ramën në Berlin

10:52 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar detaje lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë në Berlin, aty ku ishte i pranishëm në hapjen e një tjetër ekspozite të tij.




Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se në Shqipëri u përhap nga PS lajmi se Rama do të takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Por se sipas Berishës, ky takim as nuk ndodhi dhe as nuk do të ndodhte ndonjëherë pasi edhe ndërkombëtarët kanë kuptuar se kush është Kryeministri.

“Fuga dhe Cakaj hapën lajmet se idhulli i tyre do të takonte Merkel dhe zyrtarë të lartë gjermanë,  por ai shkoi dhe u kthye me bisht në shalë. Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, të cilën ai kurrë s’do t’ua thotë ju. Berlini e priti me humorin e të sëmurit psiqik dhe e përcolli si të sëmurë patologjik. Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj! Tani na thoni se pse i vutë drynin parlamentit të enjten e kaluar sepse i sëmuri, patologjiku siç po e quajnë rëndom komuniteti ndërkombëtar për shkarravinat?” tha Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i kruet të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ai tha se në datën 24 nuk ka patur në kalendar seancë plenare, pasi sesioni parlamentar filloi në datë 21 janar, dhe se kalendarin e miratoi kryesia e parlamentit dhe seanca e parlamentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.