artizani nuk lëshon në Kategorinë Superiore.
Pasi i mposhti dy herë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, të kuqtë mposhtën sërish Kastriotin, por këtë herë për llogari të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Golat e Telushit dhe Bardhit në fraksionin e dytë të takimit i mjaftuar të besuarve të Skënder Gegës për të marrë 3 pikëshin dhe për të vijuar i qetë rrugën drejt titullit.
Kur kanë mbetur edhe 15 javë nga fundi i kampionatit, Partizani ndodhet në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve, +8 nga Kukësi i vendit të dytë, që ka edhe një takim për të zhvilluar, pikërisht ndaj Tiranës.
Ndërkohë, kjo disfatë ndërpret ecurinë pozitive të krutanëve, që pas dy fitoreve mposhten 2-0 nga kryesuesit. Pas kësaj humbje Kastrioti mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë.