![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku drejtuesja e një mjeti Renault ka mbetur e plagosur rëndë, pasi u përfshi në një aksident me një furgon mallrash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, në gjendje kritike për jetën është gruaja që ishte në timonin e automjetit Renault.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)