Pasi deputetët e opozitës dorëzuan mandatin, Kuvendi i ka dërguar kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë zëvendësimet e emrave.
Kuvendi ka firmosur sot 56 dorëzimet e mandateve të opozitës, duke i përcjellë kështu në KQZ, e duke bërë kërkesë për zëvendësimin e emrave të deputetëve të opozitës.
Kërkesa e Kuvendit drejtuar KQZ-së vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit në prani edhe të protestuesve.
Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt.
Tani, procedura mbetet në dorën e KQZ-së, e cila do të marrë në shqyrtim çdo firmë të kandidatëve të hedhur në formularin e vetëdeklarimit të mandatit të dorëzimit në mënyrë vullnetare.