Show-Bizz

Pas pushimeve me motrat, Luana Vjollca “arratiset” me të dashurin në Maldives

13:38 - 22.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luana Vjollca ka shijuar disa ditë pushime me motrat e saj, bukuroshen e skenës, Marina Vjollca dhe motrën e madhe, Lirën. Me aq sa kemi parë nga rrjetet sociale, vajzat kishin zgjedhur Austrinë për të shfrytëzuar edhe borën. Por duket se pas disa ditëve në ski, Luana i është drejtuar tashmë detit. Bëhet me dije se moderatorja së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçaj, kanë udhëtuar për në Maldives, ku do të shijojnë edhe disa ditë dielli dhe deti.




Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, Luana nuk ka zgjedhur të tregojë destinacionin e saj, apo personin që e shoqëron. Por ka qenë Marina ajo që i ka zbuluar sekretin. Duke postuar një video nga vendi ku po pushon, moderatorja duket që është shumë larg një vendi bregdetar. Mesa duket çifti është shkëputur nga shoqëria e familjarëve për t’u shplodhur të dy e për të shijuar të qetë romancën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.