Sa prej 28-vjeçarëve të sotëm nuk janë ende gati të bëhen prindër? Apo ende nuk mendojnë të martohen? Epo ky nuk është rasti i Ajlin Alfredaj, që edhe pse është vetëm 28 vjeç ka 7 fëmijë dhe ka mbaruar dy fakultete. Rasti që ka mahnitur publikun është publikuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në pesë”. Ajlin ka rrëfyer se ndjehet shumë e lumtur teksa sheh shtëpinë e mbushur me fëmijë. Nga ana tjetër 28-vjeçarja ka realizuar edhe ëndrrën e saj për t’u arsimuar. “Me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha”, tha Ajlina e cila ka sjellë në jetë tre herë binjakë si dhe vajzën që tashmë është vetëm 1 vjeç e gjysmë.
Shfaq Komentet (0)