Mediat italiane kanë tronditur të gjithë sportdashësit teksa në kryeartikujt e tyre kishin lajmin për largimin e Ronaldos nga Juventus. Gazeta “Repubblica” shkruan se ylli portugez mund ta ketë sezonin e fundit me Juventus, atë të 2019-2020. Sipas prestigjiozes italiane arsyeja është eliminimi nga “Champions League”. Sipas artikullit Ronaldo nuk do të qëndrojë më shumë sesa 1 vit në Torinë. Edhe pse kontrata e tij zgjat deri në 2022, burimet bëjnë me dije se ai është duke diskutuar largimin e tij nga skuadra e Juventusit.
Shfaq Komentet (0)