MILOSAO

Franca përballë Notre Dame

18:00 - 28.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Andi Papastefani – Katedralja e Parisit, siç e shohim sot, i dedikohet në përgjithësi
punës së arkitektit restaurator Viollet-le-Duc( 1814-1879). Ai së bashku me Jean Baptise Lassus punuan për restaurimin e katedrales nga 1845 deri më 1864. Stili origjinal i Katedrales së Parisit (1163 – 1351) ishte ai Gotik. Viollet -le -Duc e konsideronte këtë stil Racional dhe shprehje perfekte e një shoqërie demokratike. Për të restaurimi nuk ishte vetëm rindërtimi i ndërtesës por arritja e unitetit stilistik origjinal të saj. Viollet -le-Duc restauroi interierin në mënyrë të plotë për herë të parë. Shtiza që u dogj më 15 prill 2019 ishte krijimi i Viollet-le-Duc. Me anën e saj lartësia e Katedrales mbërriti 96 metra. Ashtu e hollë, shtiza të jepte idenë, se shponte qiellin drejt Zotit. Ky ishte qëllimi i arkitekturës Gotike të objekteve fetare. Pavarësisht se metodat e tij të restaurimit konsiderohen sot shumë të lira, personale dhe të debatueshme, ai shpëtoi shumë ndërtesa mesjetare nga shkatërrimi. Restaurimi i Katedrales së Parisit konsiderohet kontraversal. Megjithatë, Viollet -le-Duc-përveç se njihet si pionier në restaurimet-arkitektonike, ngelet edhe njohësi më i mirë i arkitekturës Gotike. Zjarri i 15 Prillit 2019 e vuri Francën para një dileme, që të rikonstruktojë Katedralen dhe veçanërisht shigjetën në mënyrë rigoroze, apo të bëjë një adaptim sipas kërkesave dhe teknologjisë së kohës. Fati i shigjetës do përcaktohet nga rezultatet e një konkursi ndërkombëtar të saposhpallur. Franca ka një traditë të rinovimit të monumenteve të vjetra, bile duke futur edhe elemente të arkitekturës moderne, siç është rasti i piramidave të Luvrit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.