OPINION

Siguria ushqimore, prioriteti i mbetur në letër

14:31 - 02.05.19 Mariglen Mërtiri
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siguria ushqimore është një temë e gjerë e cila kërkon së pari ndërgjegjësim, kontrolle rigoroze dhe pastaj burgim. A mjafton burgu? Sigursht që jo, përpara krimit terrorist që bëjnë disa nga fermerët makutë dhe të pashpirt që duan të maksimizojnë fitimet në kohe të shkurtër.




Që t’i dënosh duhet t’i faktosh. Por si faktohen? A faktohen kur nuk ke specialistë të duhur në terren, apo kur nuk plotesojnë dot nevojat me stafe për kontrolle në terren? Po kur nuk kanë automjete, si të shkojnë? Po nafta, a u mjafton? Por edhe nëse i kemi këto të dhëna, a kemi në laboratorë të akredituar që të evidentojnë shkeljet? Asnjë nga këto nuk kemi. Sipas vendimarrjes së re duhet që frika të ruajë fermat dhe bujqësinë shqiptare nga fermerët qeë përpiqen shumë dhe nuk fitojnë asgjë në fund të ditës ndaj dhe mendojnë për të bërë makinacione dhe kompromise me vdekjen për disa lekë më shumë.

Pse? Janë të parcelizuar, nuk bashkëpunojnë mes tyre, nuk diktojnë dot çmimin e produktit dhe në fund bëjnë aktin makabër. Pak vite më parë, në Lushnje ndodhi një ngrordhje masive në një fermë e disa kafshëve të mëdha. Por e di çfarë ndodhi? Thjesht asgjë! Specialistët nuk gjenin dot shkakun edhe pse monstrat u dërguan në laboratorin e ISUV, aty gjendja edhe më dramë. Nuk kishte specialist të interpretonte të dhënat e nxjerra. Gjithsesi, fermeri pësoi dëme por nuk mori përgjigje, çfarë i ndodhi kafshëve të gjora dhe mundit teë tij për të fituar diçka nga kjo punë.

Por unë besoj se këto substanca helmuese i përdorin vetëm disa të mjerë që ndihmohen nga farmacitë bujqësore të cilat kanë rolin e tyre primar në masivizimin e vdekjes mes nesh. Për pak lekë meë shumë të shesin edhe helmet bujqesore për përdorim nga përdoruesit e drograve të forta. Ka me dhjetëra fermerë të cilët nuk guxojnë të përdorin pesticide të dëmshme për produktet e tyre pasi i eksportojnë suksesshëm dhe kontrollet janë të rrepta. Konsumatori ka rolin e tij të pa zëvendësueshëm dhe primar por burgu nuk është zgjidhje. Shteti me ligje populli me shtigje!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.