Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Pogradecit. Teksa fliste për teknologjinë, huazoi celularin e një të riu të pranishëm për të konkretizuar mesazhin që donte të transmetonte. Por në momentin që ai kishte celularin në dorë, zilja filloi të binte dhe Basha u përgjigj: “Desi një sekondë se është në takim”.
Për të kompensuar shkeljen e privatësisë së djalit Basha rrëfeu një fragment nga jeta e tij personale.
“Qyteti dashurisë, Pogradeci. Nuk e them kot. Sot kam 15-vjetorin e martesës por lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu te hotel Turizmi”, u shpreh Basha.
Shfaq Komentet (0)