Shumë fshatra në mbarë botën po vuajnë pasojat e shpopullimit. Të rinjtë janë ata që po e braktisin gjithnjë e më shumë jetën në fshat, duke bërë që edhe ata pak banorë që mbeten të jenë të moshuar.
Në kushtet e shpopullimit bashkia e qytezës Pesceza ka ndërmarrë disa masa të pazakonta për t’ua lehtësuar jetën të moshurave që jetojnë aty.
Shkolla e fundit që kishte mbetur në këtë qytezë është mbyllur prej 25 vitesh, ndërsa sipas shifrave 65% e popullsisë janë mbi 60 vjeç.
“Kur një i moshuar futet në azil, sikur i fshihen të gjitha kujtimet dhe sikur i mbyllet dera për te shtëpia e tij. Këtu, i moshuari ka shtëpinë e vet, dhe qyteza është përshtatur me nevojat e të moshuarve”, thotë kryetari i bashkisë në qytezën Pesceza të Spanjës, José Vicente Granados. Ai është rritur aty derisa u bë 14 vjeç, kur u largua për të studiuar teologji. Megjithatë, më vonë e braktisi dhe u kthye te qyteza e vjetër, të cilën e ka drejtuar për tri mandate.