Show-Bizz

Foto/ Ja si dukeshin VIP-at shqiptarë në mbrëmjen e maturës

15:04 - 30.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qershori është edhe muaji i emocioneve për maturantët, të cilët përgatiten për festën e tyre më të rëndësishme, mbrëmjen e maturës. Një festë që të gjithë e kujtojmë me emocion, por edhe nostalgji. E duket se nuk jemi të vetmit. Dis aprej VIP-ave tanë shpesh herë kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto nga kjo festë. Natyrisht që nëse i krahasojmë me pamjen e tyre të sotme, ndryshimi është drastik.




Nora Istrefi

Këngëtarja kosovare ka vetëm këtë foto nga mbrëmja e maturës, ose të paktën vetëm këtë ka publikuar. Me forma të rrumbullakosura dhe fare e thjeshtë në look, Nora duket se ka ndryshuar shumë që atëherë.

Armina Mevlani

Blogerja shpeshherë poston fotot e disa viteve më parë. Duhet thënë se në tipare Armina vijon të jetë e njëjta, vetëm se me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar disi. Megjithatë një fakt mbetet i njëjtë, pasioni i saj për të kuqen.

Kida

Këngëtarja e kishte vetëm pak kohë më parë mbrëmjen e maturës. Si dukej ajo në këtë festë? Thuajse si pamja e një nga klipet e saj. Ektravagante dhe plot stil.

Era Istrefi

Nëse nuk do t’ju a thonim vështirë se do të mund ta njihni. Këngëtarja me famë botërore duket se që nga ajo mbrëmje ka ndryshuar jo pak. Dhe një detaj tjetër në lidhje me veshjen e saj, është se ky fustan është përdorur më pas edhe nga motra e saj, Nora.

Xhesika Polo

Ndryshimi më i madh i Xhesikës që nga koha e maturës, pak kohë më parë është pesha që ajo ka humbur. Nëse na pyesin ne, duhet thënë që ai model flokësh nuk është pikërisht gjëja e duhur që mund të shikosh në një mbrëmje mature.

Eva Murati

Ishte matura e Petro Nini Luarasit në vitin 2014, ajo që na sjellë në këtë foto moderatorja. Eva Murati duket se nuk ka ndryshuar shumë që nga ajo ditë, duke mbetur e njëjta vajzë simpatike, si para 5 vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.