MILOSAO

Vlerat estetike

15:40 - 02.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Charles Taliaferro* – Mund të zbulohen e të nxirren në pah, mjaftë vlera të tjera në veprat e artit, si p.sh.: mbështetja apo përkrahja e tij për identitetin nacional, ajo e shërbimit publik apo e respektimit të tij duke minimizuar status quo-në, e të tjera me radhë.
Por gjithashtu janë së paku tre lloje vlerash të njohura për dukshmërinë e tyre estetike:
1.- Trajtimi apo interpretimi estetik.
2.- Sublimja e cila pështjellon veprën e artit.
3.- E bukura, apo ana estetike.
Këto janë nga më të rëndësishmet dhe që zënë një vend qendror në kritikën e artit.
Trajtimi apo interpretimi estetik;




Nënkupton atë se si tingëllojnë muzika, poezia, si na shfaqet një pikturë…e kështu me radhë, në termat emocionalë, prekëse apo ngashëruese. Letërsia, piktura, skulptura, muzika si dhe të gjitha llojet e arteve, mund të shfaqin apo të sendërtojnë tipare estetike. Një vlerë e rëndësishme mund të shihet apo të bëhet e dukshme nga mënyra sesi këto tipare estetike janë ndërthurur. Përshembull, a e mbyt, a e kaplon një instrument muzikor melodinë që luhet apo këndohet? Nëse është apo jo e tillë, atëherë, ne duhet të prononcohemi, ta shprehim mendimin e të themi nëse ajo ishte në të mirë apo në të kundërt të performancës. Ose, a është shkaku i madhësisë jo të gjetur i një objekti skulpturor, kur ai na duket tepër i vogël, si një varfanjak apo xhuxh në lidhje jo të drejtë me përmbajtjen tematike, apo në raport me hapësirën dhe distancën? A e dobëson fuqinë e filmit tejzgjatja? A pëson shfaqja teatrale një mungesë rrjedhshmërie në lëvizjet e aktorit për shkak të vendosjes së gabuar të elementeve skenikë etj?
Impakti i përgjithshëm i një vepre arti, goditja që marrim prej saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe. Ne mund të vlerësojmë me të drejtë vepra arti për disonancën apo keqtingullimin e tyre dukshëm si inkoherent ose absurd (si p.sh.: Disa prej veprave të Kafkës) por (ashtu si dhe për filozofinë anti-art apo për filozofinë anti filozofi), ka limite.
Në estetikën indiane, cilësitë estetike apo ato emocionale të artit përshkruhen me termin rasa. Ky term i referohet ndjenjave fondamentale humane si p.sh.: kënaqësi, habi, egërsi, frikë, heroizëm, gëzim, hare apo hidhërim. Të tilla shprehje futen, e bëhen pjesë në eksperiencën e një tjetri në fushën e artit në terma të ndryshëm si p.sh.; i shkëlqyer, i urryer, erotik, komik e kështu me radhë.

B. N. Goswami i përmbahet mendimit të poshtë shënuar:
Një performancë muzikore apo e një shfaqjeje, shpesh mund të kritikohet si pa rasa (pa cilësi estetike) ose në të kundërt ekzekutuesit krenohen për një arritje të lartë të cilësive estetike. Gjithashtu zëri i një këngëtari mund të pritet plot duartrokitje për cilësinë e zërit. Ndërkohë sytë e të dashurës mund të përshkruhen si më të bukurat (nga pikëpamja estetike) etj.

Goswami

Rasa qëndron fare pranë atyre të cilave ne u jemi referuar në shkrimet tona, si estetike: një eksperiencë mirënjohëse, vlerësuese të vetive emocionale të ngjarjeve, ndodhive dhe sendeve. Goswami vëren përafërsinë e termit rasa dhe domethënien, kuptimin e saj në analizën e poshtë shënuar:
(po), thuhet se si analizë (rasa) rezulton si e tillë ashtu si një kombinim i “erëzave aromatike” të ndryshme, të njomësirave (perimeve) dhe të artikujve të tjerë të qëndrueshëm nga pikëpamja emocionale (shayibhava), e kur ato renditen së bashku me të tjera deklarime psikologjike, atëherë ato fitojnë cilësi tashmë të transmetuara në ndjesi.
Dikush, pas kësaj përvoje të supozuar, hulumton apo kërkon të dijë: cili është kuptimi i fjalës rasa? Është dhënë si përgjigje, që rasa është quajtur ashtu, sepse ajo na krijon mundësi të testohet. Në ’mënyrë ajo është e testueshme? Thuhet se ajo është e tillë ashtu si janë të prirur disa persona të jenë plotësisht të gatshëm, të parapërgatiten shpirtërisht të hanë mish të pjekur në hell, të aromatizuar me erëza të ndryshme, për t’a ndjerë e shijuar kështu deri në kënaqësi maskimale, dhe mendojmë se kemi të drejtë të themi se arrijnë të fitojnë një kënaqësi apo pëlqim të tillë njerëz të kulturuar që dinë e përpiqen ta shijojnë atë nëpërmjet një kohë zgjatjeje emocionale, e ndërkohë ata shohin tu prezantohet atyre gjithka nëpërmjet një paraqitjeje të gjendjes më emocionalitete të ndryshme, shoqëruar ajo me shprehje e gjeste që sjellin gjithashtu kënaqësi, mirënjohje e shpërblim.

Ashtu si dhe njohësi i shijes së mishit të pjekur (bhatka) ndërsa han ushqim i cili është i përgatitur me erëza të ndryshme dhe artikuj të tjerë që ja shtojnë shijen, ashtu edhe njerëzit e mësuar, të shkolluar, të ditur tashmë ndjejnë thellë në zemrën e tyre (manas) emocionet e një gjendje të qëndrueshme (ashtu si ata ndjejnë nga dashuria, vuajtja etj), kur atyre i është paraqitur nëpërmjet një ekspresioni me gjendje emocionale, të shoqëruara edhe prej gjesteve. Që nga kjo kohë gjendjet emocionale të qëndrueshme në një dramë njërëzore, janë quajtur sentimente.
Goswami

Në vendet perëndimore ashtu si dhe në estetikën indiane, realizimi teknik, mund të veprojë si një element ky në veprën e artit për suksesin apo dështimin e saj.

Sublimja
Shpesh, sublimja kontraston me të bukurën dhe në të shumtën e rasteve përdoret si referim i madhështisë, që inspiron respekt, nderim ndaj druajtjes së shfaqur, pa rrezikuar kështu ndjesinë e vëzhguesit. Kanti e përshkruan sublimen në natyrë, si më poshtë:
Guximtari i spikatur lëshohet vetëtimthi mbi shkëmbinjtë kërcënues, ……… re të ngjeshura që paralajmërojnë stuhi, veshin kupolën e qiellit, duke shfaqur zemërim me vetëtima dhe gjëmime marramendëse, vullkanet me të gjithë forcën e tyre të shkatërrimit, uragane që lënë pas dëshpërim e vetmi, oqeani i paanë duke ngritur lart me forcë rebeluese ujëvara të larta si të disa lumenjve të fuqishëm…. e kthejnë fuqinë tonë të rezistencës, në një moment si të përballueshëm në krahasim me fuqinë e tyre. Por besimi ynë na tregon që pozicioni në të cilen ndodhemi, është i pajisur me sigurinë që aspekti i tyre, kështu bëhet me shumë atraktiv për arsyen e të qënit të tij i frikshëm.
E.Kant

Edmund Burke është i bindur se sublimja është mishëruar brenda nocionit të habisë apo udisë, si një gjendje e vetë shpirtit në të cilën të gjitha lëvizjet e tij, janë pezulluar njëkohësisht duke ja lënë vendin në një farë mase horrorit.
Një tjetër burim madhor i sublimes është, pafundësia: madhështia, fisnikëria e mendimit e dimensionit apo e ndjenjës, është një çështje fuqiplotë e sublimes… infiniti ka një tendencë të na mbushi mëndjen me këtë lloj horrori të mahnitshëm, i cili është efekti më me autencitet, më i vërtetë, më i garantuar dhe testi i vërtetë i sublimes. Mund të ketë gjëra tepër të rralla, të cilat mund të bëhen objekt i ndjesive tona e që në të vërtetë janë pjesë e natyrës sonë përsa i përket infinitit, por syri duke mos qënë i aftë të përceptojë kufijtë e shumë prej gjërave, ato na duken të jenë të pakufishme, dhe si të tilla prodhojnë efekte të ngjashme me ato që na duken se ashtu janë me të vërtetë.
Burke

Si rrjedhojë Burke vlerëson sublimen në botën natyrale, sublimja gjithashtu është evidente në veprat e artit. Sipas Kantit poezia e Homerit dedikuar Venusit, është e bukur, ndërsa përshkrimi i Miltonit për ferrin është sublim me nxitjen apo zgjimin e horrorit të frikshëm. Pikturat e Turner –it me një det tepër të trazuar, me anije që lundrojnë përmes stuhive titanike, shpesh janë konsideruar shumë të muara nga pikëpamja e vlerave, madje të një standarti të lartë, kur bëhet fjalë për sublimen. Në muzikë, Requiem (himni i përmotshëm) i Mozartit, është gjithashtu një vepër plotësisht sublime. Sipas Kant-it sublimja shpesh ka të bëjë me madhështinë dhe masën, ndërsa e bukura mund të jetë e thjeshtë dhe në përmasa jo kaq të mëdha të vlerësimit. Dhe në qoftëse sublimja mund të jetë përjetuar nëpërmjet infinitit, apo përceptimi i syve tanë për të është i besueshëm se ndërkohë po shihet sublimja te skenat e paanë të madhërishme te të cilat vetëm Turneri-i mund të evokojë njëkohësisht habinë, udinë dhe frikën.
Disa filozofë sot, janë tepër të dhënë mbas sublimes, sepse sipas tyre ajo përfshin kënaqësi të përmasave të mëdha, pa patur ndonjë referencë esenciale të vlerave morale. Mbase ajo përfaqëson një ndjenjë kaq të rrezikshme sepse sublimja është tregues i një prej meritave më të mëdha të do lloj arti dhe të disa përjetimeve tonat të botës natyrale.
A konsiderohet me të meta një vepër arti nqs ajo është sentimentale? Në origjinë termi “sentimental” nuk është përmues; ai do të thotë: plot sentiment, plot ndjesi, dhe të quash një vepër arti sentimentale do të thotë ta identifikosh atë si dika që me të vërtet tërheq vëmëndjen për ndjesitë që ka. Në kohët e mëparshme gjithsesi disa filozofë dhe kritikë arti do vinin si definicion parafabrikimin, butësinë individuale të ndjesive dhe mungesën e sinqeritetit.
I famshmi Oskar Ëilds e përshkruan sentimentalizmin si një tregues se, të pushtuarit prej tij, nuk do të thotë të jesh i detyruar të paguash për të. Një film sentimental, mund të bëjë dikë të ndjihet i manipuluar pas rjedhjes së lotëve në përgjigje të asaj që duket si një përfytyrim i lumtur, fals ose dështim melodramatik i cili nga këndshikimi i tragjedisë së vërtetë, nuk meriton hidhërim apo keqardhje të vërtetë. Sidoqoftë sentimentaliteti ka mbrojtësit e tij. Është argumentuar se disa vepra arti krejtësisht sentimentale si ajo e Charles Dickens-it; A Christmas Carol (Kënga e Krishtlindjeve), është bazuar nga një fushë pamje e një të varfëri të priviligjuar e që përmban dika të pagjasë e të pamundur, madje të mrekullueshme (dhe plot sentimente) e akoma më shumë kjo pjesë, përon një mesazh aspak të rëndësishëm për dashurinë.

E BUKURA
Disa vepra arti të vlerësuara si të rëndësishme, duken thellësisht jo të bukura. Portrete të disa figurave të pikturuara nga Francis Bacon, p.sh. duken të egërsuara e plot ankth. Po të japim një definicion rreth të bukurës ndërsa e njëjtësojmë me harmoninë, simetrinë, butësinë e kështu me rradhë, shumë pak vepra nga arti bashkëkohor i të gjitha zhanreve, do tna dukeshin të bukura.
Por si e kemi përmendur në kapituj të tjerë, e bukura mund të kuptohet thjesht si një marrje apo përfitim i kënaqësisë prej saj apo kënaqësisë estetike në përgjithësi. Në këtë kategori të gjerë dikush mund të rreshtojë fare mirë vlerat e veprave të artit ose të ngjarjeve apo objekteve në përgjithësi me hapësirën apo masën që ato nxisin vlerësimet e brendshme, thelbësore vetiake të kënaqësive estetike. Parë nga ky këndvështrim, subjektet e Francis Bacon-it, me të vërtetë janë të shëmtuara, por nuk është ky efekti i përgjithshëm (mjeshtëria e tij udhëheq përdorimin teknik, raportet e ngjyrave, kontrastet e duhura si dhe formën, studimin, evidentimin e mprehtë të detajeve që të emocionojnë), ne vlerësojmë aty dika të një shkalle të lartë estetike dhe joshemi, madje magjepsemi?
Paradoksalisht, shpesh herë e shëmtuara apo lemëria, mund të jetë formuluar, thurur apo sajuar në një mënyrë të tillë saqë (në një farë sensi ne e gjejmë, e zbulojmë dhe e vlerësojmë si të bukur) ne na duket se gjithka ka vepruar në shërbim të së përgjithshmes, në krijimin e një atmosfere tepër atraktive (tërheqëse).
Si term e “bukura” në kritikën e artit kontemporan, nuk gëzon një vend dominant që të bjerë në sy por bën prapa duke u inspiruar nga filozofia angleze Iris Murdoch; për këtë shiko librin e Elaine Scarry: On Beauty and being just (mbi të bukurën dhe të qënit i drejtë, i paanshëm). Sidoqoftë mungesa e dukshme e përdorimit të saj, nuk është provë se eshtjet e së bukurës janë lënë në stol. Të quash sot një vepër arti të bukur, do të thotë se ajo pretendon një vëmendje të veantë për vlerën e saj (angazhim ose mbi të gjitha kënaqësi), por një gjë e tillë në vetvete nuk përcakton saktë përse objekti për të cilin flasim është i vlefshëm dhe kërkon një vëmendje të posame. Kritika në këtë rast vjen e zë vendin e parë. Ajo na merr një kohë të caktuar duke reflektuar mbi faktin nëse vepra e artit është me vlerë dhe meriton të tregohet vëmendje e veantë për të dhe përcakton të drejtën përse po, ose përse jo disa prej vetive të veprës së artit janë shfaqur, mishëruar apo sendërtuar si të suksesshme dhe pse disa të tjera apo të gjitha kanë dështuar në ekzekutim.
ështjet e së bukurës, megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë në background, si të dhëna të domosdoshme. Arsyeja pse kritiku i artit është i përkushtuar i tëri në veprën e artit është sepse ajo është e bukur.
Atëherë farë e bën një vepër arti të vlefshme, të pëlqyeshme?
Meritat artistike duken të jenë ështje të disa faktorëve duke përfshirë: imagjinatën krijuese, aftësinë komunikuese dhe ekspresionin, të vërtetën në veprën e artit, gjykimin e mirë apo të keq, të zvetënuar dashakeq e jo profesional, vlerat e mundshme religjioze apo shkencore dhe të mirat apo anët pozitive të ekzekutimit apo interpretimit artistik me vlerë si dhe sublimen e të bukurën.

*Marrë nga libri: Aesthetics, nga Charles Taliaferro
Përktheu nga origjinali:
Vlash Prifti
Tetor 2017.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.