BOTA

Hajdutë serialë në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

16:20 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë arrestuar 4 shqiptarë në Peruxhia të Italisë ditën e sotme pasi dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh në bashkëpunim me njëri tjetrin.




Bëhet me dije se dy prej tyre janë rreth 24 vjeç, një 34 vjeçar dhe një 39 vjeç.

Hetimet e zhvilluara nga Skuadra Fluturuese e Perugias ka nisur qe në shkurtin e kaluar, kur dy prej të dyshuarve grabitën një dyqan në Bastia Umbra, duke marrë me vete para të vlerës 7000 euro dhe letra gërvishtëse fati.

Me vijimin e hetimeve u zbuluan se këta të dy bashkëpunonin me dy bashkëatdhetarë të tjerë, për t’u përfshirë në 9 vjedhje të tjera në total, po në zonën e Umbrianit.

Të katër shqiptarët janë dërguar në burgun e Perugia Capanne.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.