KULTURË

Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë

13:20 - 04.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2019 çelën ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim edhe të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.




Ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të vitit të kaluar, i cili shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës përshëndeti
Selim Bazeraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Dekani i Fakultetit të Filozofisë Prof. Ass. Dr. Bujar Dugolli dhe znj. Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës.

Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.