Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:
Beja, not dhe stërvitje
Ditët e fundit të gushtit, por edhe të kësaj vere, kanë qënë mundësia e vetme e nënkryetarit të parlamentit, Fatos Beja për të kaluar pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi. Pas shumë muajsh në mes të vapës klimaterike dhe politike të Tiranës, drejtuesi demokrat ka patur kënaqësinë që të kalojë në shoqërinë e familjarëve të tij disa ditë të këndshme. Në aparatin e paparacit tonë, është fokusuar një politikan të menduar edhe me rrobabanjo, por që njëkohësisht nuk lë në asnjë moment pas dore notin dhe aktivitetet e tjera fizike. Tashmë që në parlament nuk mungojnë edhe sulmet fizike të opozitarëve, Kryesia duhet të jetë e përgatitur dhe në formë të mirë fizike për çdo të papritur.
Ky shkrim u botua më 16 shtator 2006