UEFA ka ndarë dje ekipet me të cilat do të ndahet edhe shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve, ndërsa Partizani, kampioni në fuqi i Shqipërisë, ka mësuar edhe grupin e ekipeve prej nga do të dalë rivali i tij. Kështu, të kuqtë janë ndarë në grupin e dytë së bashku me kampionët e Skocisë, Sëlltikun, ata të Azerbajxhanit, Karabakun, kampionët e Moldavisë, Sherifin e Tiraspolit, të Sllovakisë, Sllovan Bratislavën dhe kampionët e Luksemburgut, Dudelanzhin.
Shorti duket i vështirë për të kuqtë, pasi Sëlltiku është nga emrat e mëdhenj të kontinentit, ndërsa Karabaku dhe Sherifi njihen për investimet e tyre të mëdha. Bratislava është rritur mjaft në edicionet e fundit, ndërsa Dudelanxhi i Luksemburgut sezonin e shkuar luajti në fazën e grupeve të Ligës së Europës.